Inter vijon të jetë në kërkim të një anësori të cilin me sa duket e kanë gjetur në Premier League, bëhet fjalë për Cedric Soares, portugezi kampion europe i cili është pjesë e Southampton. Futbollisti është i joshur nga ideja për tu transferuar tek Inter ndërsa Marota, po punon për të përcaktuar detajet e fundit të kontratës.

Cedric pritet të transferohet në formë huazimi deri në fund të sezonit, Inter pritet të paguaj menjëherë 500 mijë euro për huazimin, ndërsa ka të drejtë ta blejë përfundimisht për 11 milion euro. Portugezi i cili në këtë sezon ka luajtur 18 ndeshje për Southempton dhe ka shënuar 1 gol, pritet ti nënshtrohet këtë të premte testeve mjekësorë për të firmos më pas kontratën e re.

Një tjetër opsion që ishte në tavolinën e Marotës ishte dhe Matteo Darmian, por drejtori ziklatër hasi në kundërshtimin e Man.United të cilët nuk dëshirojnë të heqin dorë nga shërbimet italianit, aq më tepër në formë huazimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb