Mediat ruse kanë treguar një sekuencë rrëqethëse të reve kërpudha  pas lajmeve për një konflikt të mundshëm bërthamor, mes thirrjeve që Putini ‘të marrë masa drastike’ për të fituar në Ukrainë.

Pamjet e transmetuara nga NTV vunë theksin te shpërthimet bërthamore dhe pasojat e një situate të tillë nëse do të ndodhte.

Kanali është në pronësi të krahut mediatik të Gazprom-it, gjigantit energjetik të bindur ndaj Kremlinit, i cili tani po e vuan Perëndimin nga gazi rus për dimrin e ardhshëm.

Sekuenca titullohej “Në pritje të konfliktit bërthamor – si armët e shkatërrimit në masë janë bërë pjesë e lojës gjeopolitike”.

Kjo vjen pasi togeri i lartë i Putinit, Ramzan Kadyrov, lideri i Çeçenisë  i bëri thirrje Putinit të mendonte për ‘shpalljen e ligjit ushtarak në territoret kufitare dhe përdorimin e armëve bërthamore me rendiment të ulët’ për të kapërcyer poshtërimet e tij të fundit ushtarake në Ukrainë.

“Nuk e di se çfarë i raporton Ministria e Mbrojtjes Komandantit të Përgjithshëm Suprem Putin, por sipas mendimit tim personal, ne duhet të marrim masa më drastike”, tha ai.

Kadyrov u ankua se komandantët e Putinit nuk kishin mundur të shpartallonin ‘satanistët dhe fashistët’ e Ukrainës.

Sipas ekspertëve ushtarak sekuenca transmenonte mesazhin që Perëndimi duhet t’i nënshtrohet kërkesave të Putinit për Ukrainën dhe kërcënimi i luftës bërthamore do të zvogëlohej.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb