TIRANË

Një nga kandidatët në listën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 2017 është edhe Kujtim Gjuzi, kreu i Partisë Konservatore Albania, i cili është në pritje të mandatit nga KQZ për të zëvendësuar nga deputetët e PD në Durrës.

Ai ka folur në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 për vendimin e tij, ndërsa tregoi se ka pasur komunikime me ambasadën britanike dhe ka marrë sms nga OSBE.

Ju keni marrë mandatin?
Formulari është këtu. Por nuk është dorëzuar. Nëse ka vakancë, Partia Konservatore ka vendosur të jetë në parlament sepse jemi Republikë Parlamentare. Ne kemi kontestuar avokat Lulzim Bashën, keqardhje e madhe, e jashtëzakonshme. Ne jemi të gatshëm, parlamenti nuk mund të lihet bosh. Janë marrë 2 mandate nga PS dhe është mbajtur.

Jeni kandidat i opozitës i listës në Durrës?
Kemi pasur marrëveshje me PD. Opozita nuk konsultohet me Kujtim Gjuzin por me njerëz që mbajtën Ramën në parlament.

Parlamenti është njohur nga zoti Basha. Më 26 qershor 2017 kam qenë në zyrën e Bashës dhe i kam thënë nuk duhet t’i njohësh zgjedhjet. Ke 26 mandate të faktuara të vjedhura.

Ju do zëvendësoni Bylykbashin?
Bylykbashi është një djalë shumë i mirë. Unë zëvendësoj ata që braktisin parlamentin. PD duhet të mblidhte Kongresin e jashtëzakonshëm.

Keni folur me ndërkombëtarët?
Unë i kam certifikuar gazetarit tuaj dokumentet zyrtare dhe sms-të. Nëse doni ju nxjerr dokumentin. Se ka thënë një ish-ministër i korruptuar se Gjuzi nuk ka as telefon se iu ka borxh.
Komunikim me ambasadën britanike në Tiranë.

E keni takuar?
Janë çështje konfidenciale. Kam komunikim me ambasadën britanike në Tiranë. Kam sms me këshilltarin më të lartë të OSBE. Jam mik i Ambasadës amerikane jam edhe mik i amerikës se mbaj orën Atlantic. Gjuzi është certifikuar si mik i SHBA-ve.

Po me ambasadën e SHBA-ve?
Ja (tregon gazetën).

Është një gazetë?
Po gazeta nxjerr ato që janë pas kuintave.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb