Robin Gosens dhe Correa janë dy lojtarët e vetëm të padisponueshëm për derbin kundër Milan. Correa vijon stërvitjet në palestër ndërsa ish anësori i Atalanta ka zbritur në fushë. Trajneri Inzaghi ka vetëm dy dilema, Dumfreis ose Darmian që janë në balotazh për një vend në krahun e djathtë ndërsa mbetet për tu vlerësuar gjendja e Martinez dhe Sanchez, të dy shkëlqyen me Kombëtaret por vetëm njëri prej tyre do të luaj përkrahë Edin Dzeko, pjesa tjetër e ekipin nuk ndryshon.

Në vigjilje të këtij takimi ka folur dhe Denzel Dumfreis: “Derby? Është një ndeshje unike, atmosfera është elektrizuese, është ndryshe nga çdo sfidë tjetër. Ibrahimovic? Është një lojtar i madh, por më shumë se sa për rivalët mendojmë për veten tonë”, u shpreh ndër të tjera Dumfreis.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb