Tërmeti që goditi mbrëmjen e djeshme pjesën lindore të Turqisë ka prekur jo zemrat e këtij populli, por dhe mbarë opinionin publik. Teksa në qendër të vëmendjes janë lajmet në lidhje me operacionet e kërkim-shpëtimit në godinat e shembura, si dhe momentet plot shpresë kur nga rrënojat nxirren njerëz të gjallë, ata që padyshim e përjetojnë të gjitha emocionet njëherësh janë dhe gazetarët në terren.

I tillë është dhe rasti i gazetares së CNN turk, Fulya Oztürk, e cila teksa raportonte live nga një prej godinave të shembura nga tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës rihter, nuk ka mundur që t’i mbajë lotët. Gazetarja është prekur teksa forcat e kërkim-shpëtimit tentonin të nxirin personin e 40 të gjallë nga rrënojat në Elazig, që ishte dhe epiqendra e tërmetit.

Kjo ngjarje natyrshëm të kujton raportimet live të gazetarëve shqiptarë, të cilët për ditë me radhë ishin në vendet që u goditën rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa në lidhjet e tyre live nuk i mbanin dot as lotët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb