Chermen Valiev, rusi nga Osetia e Veriut që i dha Shqipërisë medaljen e parë Olimpike në histori erdhi në një intervistë ndryshe për Fitstation në News24, me moderatore Çenkuela Hasa.
“Familja më mbështet shumë pasi e dinë punën time të madhe. Unë jam i martuar dhe pres një fëmijë, pres të lind bashkëshortja dhe të mund të vi të vizitoj Shqipërinë për herë të parë. Planifikoj të vi më shpesh me familjen në Tiranë, shtëpinë e dhuruar nga Erion Veliaj e mora dhe kjo është një arsye për të ardhur më shpesh në fakt.
Dita ime në Tiranë ndahet mes miqve, shijojmë kafe dhe akullore me njëri tjetrin. Ndërsa në Rusi unë dhe familja ime kemi një fermë me kuaj, ju ftoj të vini”- tha Chermen për News24.
Moderatorja: Pse zgjodhe Shqipërinë kur edhe në Rusi ju ishit një sportist shumë i suksesshëm?
Chermen Valiev: Në Rusi ka shumë sportistë të mirë në mundje, konkurrenca është shumë e madhe, e ndërsa këtu kam më shumë mundësi për të marrë pjesë në gara ndërkombëtare e të njihem.