TIRANE
Në nisje të finales së BBV, Arbana Osmani dha lajmin se është në pritje të një fëmije. Ajo priti finalen për ta ndarë lajmin e madh me publikun, por nuk dha shumë detaje. Edhe pse banorët e pyetën për gjininë, ajo tha se nuk do t’i zbulonte të gjitha. Megjithatë, duket se as vetë Arbana dhe Eduarti nuk e kanë mësuar ende gjininë.

Gjatë intervistës për “Wake Up”, Eduarti zbuloi se nëpër portale thuhet që është vajzë, por në fakt, ende nuk e kanë parë.

“Nuk e dimë as ne (Gjininë). E kam parë nëpër portale që është gocë, por unë për vete nuk e di akoma. Po të them gocë tani, është një problem i madh, sepse mund të dalë çun dhe pas 10 vitesh ai mund ta shikojë këtë emisionin sot dhe do thotë pse ti nuk më paske dashur. Kështu që, më mirë nuk po them që do të doja të ishte gocë”, -u shpreh Eduarti.

Regjisori zbuloi se akoma kanë pasur kohë të gëzojnë për lajmin për shkak të punës me Big Brother, por tani që gjithçka mbaroi do të marrin disa pushime për ta shijuar siç duhet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb