Bundesliga pret dritën jeshile nga kancelarja Angela Merkel për të rinisur sezonin, teksa dusa skuadra kanë filluar të programojnë grumbullimin-karantinë. është rasti i Lajpcigut, skuadër nën pronësinë e Red Bullit, që ka ndë program të “mbyllet” nga e shtuna për 10 ditë me radhë në pritje të mundësisë për të nisur kampionatin më 15 maj.

Për mediat gjermane ka folur lojtari anësor 28-vjeçar, Mark Halstenberg. “Po mendojmë të shkojmë në grumbullim, skuadra dhe stafi, ku do të qëndrojmë të izoluar nga shtatë në dhjetë ditë”, ka thënë lojtari në një intervistë për “Sport im Osten”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb