Rrezikoi seriozisht të mbyllte përpara kohe sezonin, por tani që mori aprovimin e qeverisë italiane për të rinisur sezonin, Serie A sheh më larg dhe mendon për tifozët në stadiume. Ky propozim është bërë nga presidenti i Juventusit, Andre Agnelli dhe sipas mediave përtej Adriatikut pritet të diskutohet në Asamblenë e Përgjithshme që do të zhvillohet ditën e premte.

73805f0f2e71618b4903f4fd087d688df90e63b6 1590820618 5ed1ff0a 1920x1280
73805f0f2e71618b4903f4fd087d688df90e63b6 1590820618 5ed1ff0a 1920×1280

“Pse të mos nisim të mendojmë që tani. Nëse kushtet na e lejojnë dhe në respekt të masave dhe sigurisë së përgjithshme të kemi një pjesë të tifozëve në stadiume”, citohet të ketë thënë numri një i klubit italian. Gjithsesi, ky opsion është i pamendueshëm në javët e para pas rikthimit në fushë dhe mund të bëhet realitet vetëm gjatë muajit korrik. Futbolli italian rinis sezonin më 13 qershor me sfidat e Kupës dhe më pas vijon me javët e kampionatit të ndërprerë që në fillim të marsit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: