Policia e Kufijve Detarë në Spanjë së basku me Autoritetin Portual të Bilbaos, kanë çmontuar më 11 korrik një vendbanim të paligjshëm në portin e Bilbaos, ku qëndronin tetë emigrantë, të cilët donin të hynin në tragete dhe anije mallrash që shkonin drejt Britanisë së Madhe.

Vendbanimi ishte ngritur nga 8 emigrantët shqiptarë dhe ndodhej në një nga shpatet pranë Portit, ku agjentët zbuluan një kamp të përbërë nga tre tenda të fshehura mes bimësisë.

Brenda tendave u gjetën 8 shqiptarët, të cilët, pavarësisht se ishin në një periudhë qëndrimi të ligjshëm, nuk plotësonin kërkesat që ajo përcakton për turistët, për të cilat Brigada e Emigracionit dhe Kufijve të Bilbaos vendosi ndaj tyre një masë administrative që nënkupton detyrim largimi nga vendi.

Në këtë mënyrë 8 emigrantëve shqiptarë ju komunikua se duhet të largohen brenda një afati maksimal prej 15 ditësh nga Spanja dhe nëse ndalon sërish do të arrestohen dhe më pas do të dëbohen.

Ky operacion është pjesë e luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe synon të parandalojë shfrytëzimin e këtyre të rinjve në Mbretërinë e Bashkuar nga organizata kriminale që i kapin në vendet e tyre të origjinës me premtime të rreme për punësim, për t’i imponuar punë që i kufizojnë lirinë ose detyrojnë ata të kryejnë praktika kriminale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb