Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, reagon lidhur me shqyrtimin që Gjykata Kushtetuese po i bën kërkesës së Kuvendit për shkarkimin ose të presidentit Ilir Meta.

Në një postim në “Facebook”, Vasili thekson se Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese janë nën akuzë dhe nuk ka pasur e as nuk ka çështje për Presidentin.

Vasili shkruan se “Ndaj ketij Kuvendi me integritet totalisht te l rene do kerkojme nisjen urgjent te nje Komisioni Hetimor per zbardhjen e pergjegjesive te medha, qe rendojne mbi te si dhe pergjegjsve konkrete nga Kryetari i Kuvendit deri tek punonjsi i fundit”.

Reagimi i Vasilit:

Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese nen akuze!!
Ceshtje per Presidentin as ka pasur dhe as nuk ka.
Por sot perpara gjithe shqiptareve ka Dy Çeshtje shume te renda, qe jane themelore per te mbrojtur ekzistence e vete shtetit Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese:
1.Kuvendi i kompromentuar dhe implikuar teresisht ne krim shteteror permes mashtrimeve e falsifikimeve per te permbushur qellimet politike te Edi Rames.
2.Gjykata Kushtetuese, e cila ka kompromentur shume rende rolin dhe detyren e saj, pasi nuk nderpreu menjehere seancen kur u njoh me krimin e konsumuar nga Kuvendi dhe nuk kerkoi hetimin dhe ndjekjen penale per kete falsifikim, qe synonte manipulimin e ceshtjes dhe venien e shtetit nen kontroll nga mafia politike.
Me mosveprimin e saj Gjykata Kushtetuese u be pjese dhe mbeshtetje e manipulimit me te madh me qellim kapjen mafioze te shtetit, qe historia e pluralizmit ka pare.
Kuvendi i Shqiperise ka prekur fundin dhe nga insitucioni ligjvenes, qe duhej te ishte shembull ne respektin ndaj ligjit eshte shnderruar ne te kunderten e tij pra ne falsifikues e manipulator te ligjit per qellime mafioze politike.
Ndaj ketij Kuvendi me integritet totalisht te l rene do kerkojme nisjen urgjent te nje Komisioni Hetimor per zbardhjen e pergjegjesive te medha, qe rendojne mbi te si dhe pergjegjsve konkrete nga Kryetari i Kuvendit deri tek punonjsi i fundit
Te gjithe deputetet, qe vertet jane kunder veprimeve mafioze Edi Rames duhet ti bashkohen nismes per Komision Hetimor dhe duhet ta firmosin ate.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb