Jo vetëm afrime, në të njëjtën kohë, Inter po punon për të rinovuar kontratat me disa nga lojtarët titullarë. Në pritje të Vidal, klubi ziklatër ka mbyllur marrëveshjen me portierin Handanovic i cili ka zgjatur kontratën deri në vitin 2022. Në këto ditë të merkatos, Beppe Marotta dhe Pier Ausilo do të punojnë në dy fronte, të mbyllin marrëveshjen me Vidal, i cili pritet të zbarkoj në Milano brenda 48 orëve, dhe të blindojnë sulmuesin më të përfolur këtë periudhë, Lautaro Martinez.

La Gazzetta
La Gazzetta

Ndryshe nga se shkruanin mediat spanjolle pak ditë më parë, agjentet e Martinez nuk do të zbarkojnë në Milano për të liruar lojtarin por për të gjetur një akord të ri me Inter për rinovimin e kontratës deri në vitin 2025. Lautaro përfiton aktualisht tek Inter afro 3 milion euro në sezon ndërsa plani i stafit drejtues është ta dërgojnë këtë shifër në 6 milion euro kesh plus bonuse. Një tjetër pikë në këtë tratative është dhe shfuqizimi i klauzolës së largimit, 111 milion euro. Gjithnjë sipas mediave italiane, bazat e marrëveshjes së re janë hedhur në javët e shkuara ndërsa tashmë palët janë pranë nënshkrimit të kontratës së re.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: