Dhjetëra prizrenas kanë dalë nëpër rrugë të qytetit për të festuar fitoren e AKP-së së presidentit Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet parlamentare.

Gazetarët e grupit KOHA në këtë qytet tregojnë se qytetarët kanë dalë në rrugë, me fotografi të presidentit turk e me pankarta të ndryshme dhe po festojnë fitoren në zgjedhje.

Ndërkohë që pas Prizrenit, edhe dy qytete të tjera shqiptare kanë festuar fitoren e Erdogan. Shqiptarët e Tetovës dhe të Shkupit kanë festuar me fishekzjarre fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan sot në Turqi.

Parlamenti turk ka një total prej 550 deputetësh, ndërkohë që për formimin e qeverisë kërkohet një shumicë: minimumi prej 276 mandatesh parlamentare.

Në këto zgjedhje morën pjesë gjithsej 16 parti politike dhe 21 kandidatë të pavarur, ndërsa AK Parti që nga themelimi i saj në gusht të vitit 2001, fitoi në të gjitha zgjedhjet e mbajtura në vend.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb