TIRANË

Tensionohet situata në protestën para ministrisë së Arsimit, ku maturantët janë mbledhur sot në protestë pas provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Me thirrjet ‘eja mblidhuni këtu’, maturantët vijojnë protestën para Ministrisë, ndërsa kanë qëlluar me vezë në drejtim të godinës.

Ata kërkojnë një përfaqësues të Ministrisë për të biseduar lidhur me shqetësimet e tyre. Maturantët thonë se tezat në privim ishin me pyetje abstrakte, me shumë tekste dhe jashtë modeleve të paraqitura apo të viteve të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb