Ashtu sic ishte parashikuar udhëheqësit kinez Xi Jinping mori një mandat te tretë pesëvjeçar si president i Kinës gjate ceremonisë se Kongresit Kombëtar Popullor. Vota për presidentin kinez në Kongresin Kombëtar Popullor ishte unanime, me 2,952 pro dhe asnjë kundër. Anëtarët e këtij Kongresi emërohen nga partia në pushtet.

“Kina duhet të maksimizojë aftësitë e saj strategjike kombëtare në një përpjekje për të përmirësuar sistematikisht forcën e përgjithshme të vendit për t’u përballur me rreziqet strategjike, për të mbrojtur interesat strategjike dhe për të realizuar objektivat strategjike”, deklaroi Xi në takimin me delegatët.
69 vjeçari Xi, e kishte emëruar veten për një mandat të tretë pesëvjeçar si sekretar i përgjithshëm i partisë në tetor, duke thyer një traditë sipas së cilës udhëheqësit kinezë e dorëzojnë pushtetin një herë në dekadë. Një kufi i vendosur për dy mandate për presidencën e Kinës u fshi nga Kushtetuta kineze më herët, duke nxitur sugjerime se ai mund të qëndrojë në pushtet për gjithë jetën.

Xi gjithashtu u emërua unanimisht komandant i Ushtrisë Çlirimtare Popullore prej 2 milionë anëtarësh, një forcë që në mënyrë eksplicite merr urdhrat e saj nga partia. Mandati i ri i Xi Jinping dhe emërimi i njerëzve të afërt me të në postet kryesore nënvizon monopolin e tij mbi pushtetin politik kinez, duke eliminuar çdo kundërshtar të mundshëm ndaj agjendës së tij tepër nacionaliste për ndërtimin e Kinës si rivali më i lartë politik, ushtarak dhe ekonomik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe sfiduesit më të madh të rendit botëror demokratik të udhëhequr nga Uashingtoni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: