Rreth 24 orë pas kapjes së një furgoni me drogë në Qafë-Thanë zbulohet emri i pronarit. Ashtu siç u tha me burime nga policia, furgoni i përket një firme fasonerie këpucësh me pronar Ilir Dauti. Bëhet fjalë për firmën “Silda shpk” e themeluar në 30 nëntor të vitit 2001.

570 kilogramë kanabis ka qenë sasia e drogës së sekuestruar nga policia gjatë një aksioni të zhvilluar në afërsi të Pikës së kalimit Kufitar të Qafë Thanës gjatë të mërkurës.

E gjithë sasia në fjalë e lëndës narkotike sipas burimeve zyrtare ishte e fshehur në shasinë e një furgoni mallrash me ngjyrë të bardhë. Ky mjet transporti dyshohej se do të kalonte fillimisht në shtetin fqinj të Maqedonisë nëpërmjet Pikës së kalimit Kufitare të Qafë-Thanës, ndërsa destinacioni përfundimtar nuk dihet ende. Mësohet se 8 persona janë ndaluar për ngjarjen.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb