Një 48-vjeçar me origjinë shqiptare është arratisur pasditen e së enjtes nga paraburgimi i Policisë së Magnezisë. Sapo u konstatua arratisja e tij, është vënë alarmi për lokalizimin e shqiptarit, për pasojë është gjetur rreth 4 orë më vonë në rrugën “2 Nëntori”.

48-vjeçari ka qenë i dënuar për dhunë në familje dhe ka llogari të hapura me drejtësinë. Ai ndodhej në paraburgim pasi po gjykohet në Gjykatën Penale Tre anëtarëshe për çështje të ndryshme edhe pse vuan dënimin në burgjet e Larisës. Vetëm të premten e kaluar ai u dënua me 18 muaj burg me kusht, pasi Gjykata Penale Tre anëtarësh e Volos e shpalli sërish fajtor për lëndime trupore dhe konosje në familje, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve. I pandehuri është në paraburgimin e Larisës, ndërsa akuzohet se ka rrahur gruan dhe prindërve të saj dhe shpesh ka shqetësuar opinionin social vendas.

Bëhet fjalë për një personazh që kishte kërcënuar më herët prokuroren e çështjes, duke i thënë; “Do të të vidhos dhe do të të dërgoj në burg!”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: