Elseid Hysaj është kthyer në një nga legjionarët më të kërkuar në tregun e transferimeve. Fakti që anësorit kuqezi i skadon kontrata më 30 qershor, e kthen Hysaj në një okazion të vërtetë. Pista kryesore mbetet Lazio, kjo për vetë faktin se në stolin e ekipit kryeqytetas do të ulet mentori i tij, Mauruzio Sarri. Ish trajneri i Juves, Chelsea dhe Napoli e ka vendosur Hysajn në listën e tij të prioriteteve, kjo pistë përforcohet edhe më shumë nga fakti se personi përgjegjës për të vënë në jetë këtë transferim është Igli Tare.

Hysajjjj Itl
Hysajjjj Itl

Në listën e bërë publike nga “Corriere dello Sport”, gjejmë jo vetëm Hysaj por edhe dy shqiptarë të tjerë, Xherdan Shaqiri dhe Milot Rashica, të gjithë përfaqësojnë okazione të rëndësishme që Tare po i merr në konsideratë. Duke qëndruar tek Hysaj, në Angli kanë një tjetër version. Sipas mediave në ishull, kapiteni i Kombëtares është shumë pranë transferimit tek Liverpool.

Hysaj
Hysaj

Hysaj nuk është një emër i panjohur në ishull, u përfol për një kalim të tij tek Chelsea gjatë kohës kur në Londër ishte Sarri por edhe Liverpool u interesua në verën e vitit 2018. Të kuqtë kërkojnë një mbrojtës krahu ekspert dhe Hysaj shihet si një opsion i pëlqyeshëm, për më të tepër që do të transferohej me parametra zero.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: