TIRANE- Kryeministri Edi Rama përmes rubrikës së tij më të re ‘Përgjigja ime’ i ka dhënë sqarim një qytetareje, e cila ka kritikuar qeverinë lidhur me sistemin shëndetësor në vend.

Teksa ajo komentonte në profilin e ‘Facebook’-ut të kryeministrit, ky i fundit i përgjigjet për 300 qendrat e reja shëndetësore që janë ndërtuar. Po ashtu ai iu përgjigj edhe ironisë së qytetares, e cila shkruan se në vend të mjekëve dhe infermierëve që janë larguar në vendi, po punojnë veterinerët.

“Përshëndetje Albana. Pra ti nuk je dakord me rilindjen e 300 qendrave shëndetësore. Për ty këto qendra nuk duhen ndërtuar, pasi sipas teje mjekët dhe infermierët kanë ikur nga Shqipëria dhe kanë ngelur vetëm veterinerë. Madje ti je e mendimit se mua nuk më bëhet as vonë për këtë fakt që është tronditës. Por si është e vërteta?

E vërteta është se pavarësisht mjekëve dhe infermierëve që në të drejtën e tyre të plotë, janë larguar në vende më të pasura, vendi ynë nuk ka asnjë mungesë objektive mjekësh dhe infermierët. Janë shifrat. Në sistemin tonë punojnë 12 mijë e 937 infermierë. Që në vitin e parë të qeverisjes, infermierët paguajnë më pak taksa dhe marrin një pagë të 13 neto. Figurojnë dhe 1400 në kërkim të një punë. Me mjeket kemi një problem me mungesën e specializantëve, që u krijua në mandatin e dytë të qeverisjes së kaluar. Në janar të 2019 do dalin 300 specialistë. Kemi disa raste specialistësh që janë kthyer nga jashtë vendit të punojnë në vendin tonë. Apo kemi dhe mjekë që largohen nga Tirana drejt rretheve. Ne kemi dhënë një shpërblim mbi pagën fikse 2.5 milionë lekë të vjetra. Ndaj e dashur Albana në 300 qendrat e reja me ide të reja, s’do të na duhet të emërojmë më veterinerë. Për check up bën mirë që nuk flet. Çuditërisht që mirë unë dhe qeveria por edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se sa shumë e mirë është futja e check-up. Ndaj eja të flasim se çfarë duhet bërë mirë, jo të shash”, thekson Rama në përgjigjen e tij drejtuar qytetares.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb