Pas dy paketave ndihmëse ekonomike, ministri i komanduar për situatën e emergjencës me COVID-19 Arben Ahmetaj në një intervistë për ”News24′‘ ka thënë se qeveria po përgatitet për paketën e radhës më të madhen e të gjitha kohërave për rimëkëmbjen ekonomike.

Ahmetaj theksin se dy paketat e para ishin instrumente sovrane që biznesi ta kalonte këtë krizë kurse qeveria tashmë ka filluar punën për paketën e rimëkëmbjes ekonomike.

Ministri kujton se qeveria ka ndihmuar biznesin dhe qytetarët si nga ana e mbrojtjes së jetëve por edhe ekonomike duke u shprehur se nëse nuk do ishte ndërhyrë atëhere Shqipëria do ishte si Italia ose më keq.

”Sapo përmenda dy instrumenta, dhe në kohë kjo është kohë tjetër dhe në kohët e qoftëlargut qeveria nuk merrte dot përsiëpër 100% dhe jo më një kohë si kjo. Punëdhënësit kanë punë tjetër, punëmarrësit tjetër, qeveria ka detyrë të gjendet në këtë situatë. Nëse nuk di ishte gjendur do kishim situatë të tmerrshme atëhere ajo që ishte në Itali do ishte këtu dhe më shumë.
Paketa është dinamike. është dinamike se do ketë një më të madhe të të gjitha kohërave për rimëkëmbje ekonomike.
Paketa 1 është instrumenti sovran, koston e merr shteti. Instrumenti 2 është për mjete xhiro dhe relaksime. Dhe që biznesi të kalojë këtë betejë.
Beteja është të shpëtojmë jetë qytetarësh që të kalojmë këtë moment super të vështirë dhe në anën tjetër me instrumentat që kemi në dorë të lehtësojmë sado pak dhe që të përgatitemi për paketën e rimëkëmbjes ekonomike që në këtë godinë ka filluar puna tashmë. ”- tha Ahmetaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb