GREQI

Në një intervistë të dhënë për televizionin grek “Kontra Channel”, Tsipras “ngre në piedestal” kreun e qeverisë për punën e bërë në menaxhimin e situatës dhe për numrin e ulët të viktimave në krahasim me vendet e tjera të rajonit, duke e quajtur atë “Perëndi.”

“Greqia është mirë sa i takon pandemisë, nëse krahasohet në rang botëror. Masat janë të mira, jemi shumë mirë si renditje, por nuk jeni qeveria më e mirë në botë. Nëse themi se jeni qeveria më e mirë në botë, çfarë duhet të themi për Edi Ramën atëherë, që është Perëndia? Shqipëria ka vetëm 25 viktima.”

Më herët, italianët e mburrën kryeministrin Rama, duke e quajtur lider global. Ky reagim erdhi pas ndihmës që Shqipëria dha për Italinë me 30 mjekë e infermierë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb