Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me situatën e sigurisë publikë në vend, niveli i së cilës sipas tij është në degradim.

Salianji shkroi se në qeverisjen e Edi Ramës më lehtë porosit vrasje se kafe dhe se më shumë gjen banditë se kamarierë, duke ironizuar situatën e rëndë në vend.

“Ndërkohë që krimi i organizuar apo ai ordiner është derdhur rrugëve dhe godet kur dhe ku të dojë, qeveria, KM, ministri dhe drejtuesit e policisë janë strukur duke bërë sehir dhe luftuar krimin nga Twitter”, shkroi Salianji në Facebook.

Postimi i plotë:

Tjetër ngjarje e rëndë kriminale, tjetër kërcitje armësh në mes qyteti!
Krimi sheshit, niveli i sigurisë publike në degradim, nën qeverisjen e Ramës më lehtë porosit vrasje se kafe, më shumë gjen banditë se kamarierë!

Ndërkohë që krimi i organizuar apo ai ordiner është derdhur rrugëve dhe godet kur dhe ku të dojë, qeveria, KM, ministri dhe drejtuesit e policisë janë strukur duke bërë sehir dhe luftuar krimin nga Twitter!

Shqipëria dhe qytetarët kërkojnë reagim dhe shtypjen e krimit me gjithë forcën e ligjit! Krimi është aleati i qeverisë dhe armik i qytetarëve! Duhet raprezalje e shtetit ndaj krimit për të ndalur dhunën dhe fatkeqësisht dhe vrasjet që bandat po kryejnë në çdo cep të Shqipërisë.

Ngjarjet po tregojnë një qeveri të paaftë të luftojē krimin, që përkëdhel dhe shpërblen grupet e krimit tē organizuar dhe qē lufton qytetarët e pafajshëm, të varfërit apo bizneset kundërshatare!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: