Pyetjes se kush është shumica në Partinë Demokratike kryedemokrati Lulzim Basha iu përgjigj duke thënë se ky është një diskutim  nuk ekziston në një kohë kur organizohen anti-mitingje.

Në një intervistë për “Ora News”, Basha u shpreh se Berisha nuk e ka pasur dhe nuk e ka shumicën as në institucionet e zgjedhura të Partisë Demokratike, nga Kuvendi Kombëtar, tek Kryesia, as tek demokratët. Shumica e demokratëve kanë zgjedhur të ardhmen, e shkuara është pas.

Basha ka folur edhe për takimet të bazë me demokratët duke u shprehur se ky është një proces reflektimi, përmirësimi, hapje, për një aleancë me gjithë shoqërinë

Pyetja: Zoti Basha, ju thatë që do i vazhdoni këto takime. Realisht ka një diskutim për sa i përket kush është shumica, kush është pakica… ?

Lulzim Basha: Nuk është më ky diskutim, nuk ekziston më, sepse po të ishte kështu atëherë ku është frika e atyre apo e atij që e organizon këta vullnetar dhe i nxjerr në anti-mitingje. Në qoftë se ka shumicën, çfarë frike ka? E pra, ky është siç e thashë, përgënjeshtrimi më i madh që i bën vetvetes që i bën Sali Berisha. Nuk e ka pasur dhe nuk e ka shumicën as në institucionet e zgjedhura të Partisë Demokratike, nga Kuvendi Kombëtar, tek Kryesia, as tek demokratët. Shumica e demokratëve kanë zgjedhur të ardhmen, e shkuara është pas. Kjo mund të jetë e dhimbshme për Sali Berishën, por ishte rruga që ai vet zgjodhi kur i doli fjala demokratëve dhe bëj të kundërtën e asaj që premtoi. U përpoq ta merrte Partinë Demokratike dhe ta përdorte si bunker pasi u shpall “non grata”, kur premtoi në fakt se nuk do ta përfshinte Partinë Demokratike dhe demokratët në betejën që vendosi të zhvillonte kundër SHBA-ve, pasi u shpall “non grata” dhe këto janë pasojat.

Pyetja: A ka individ apo mbështetës të Partisë Demokratike  tek ata të cilët ju i keni nëpër takimet e juaja, të cilët ju kritikojnë apo iu kërkojnë një sjellje ndryshe në krye të Partisë Demokratike?

Lulzim Basha: Padiskutim që po! I gjithë qëllimi i takimeve me demokratët nga unë po edhe nga anëtarët e kryesisë të grupit parlamentar, nuk është t’iu mbajmë leksion, por të dëgjojmë, të mbajmë shënim, të reflektojmë, të përmirësojmë, të korrigjojmë, të hapemi dhe ç’është më e rëndësishmja, ta bëjmë të qartë që në shtëpinë tonë nuk ka të tepërt dhe në shtëpinë tonë ka vend për qindra, mijëra, dhjetëramijëra që prej vitesh apo dhe ndoshta dekadash, janë larguar nga kjo shtëpi, pikërisht prej sjelljeve të tilla arrogante, prej mbylljes, prej shkëputjes nga hallet e përditshme të shqiptarëve, prej konsiderimit të politikës si një karrierë personale dhe jo si një mision që merret para një grupi shumë të madh, siç janë demokratët dhe një grupi akoma më të madh, siç janë të gjithë shqiptarët. Pra, është një proces reflektimi, korrigjimi, përmirësimi, hapje, zgjerimi dhe mbi të gjitha aleance me të gjithë shoqërinë, me të gjithë forcat e gjalla të shoqërisë që kërkojnë ndryshimin. Dhe ndryshimi mund, duhet dhe do të na gjej me Partinë Demokratike dhe tek Partia Demokratike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb