Turqia mund të pësojë humbje tregtare me Britaninë me vlerë deri në 3 miliardë dollarë nëse çështja Brexit përfundon pa marrëveshje, tha të mërkurën ministrja e Tregtisë Ruhsar Pekcan. Ajo shtoi se shumë ndërmarrje turke aktualisht nuk kanë informacion mbi pasojat e një skenari të tillë.

Ministrja Pekcan tha se humbje të tilla do të rridhnin nga rritja e Britanisë në tarifat e importit pas Brexit për sektorë të tillë si tregtia, automobilat dhe tekstili.

“Ne presim që sektorët më të prekur të jenë industria e automobilave me një humbje në tregti deri në 1.2 miliard dollarë, tekstile me një humbje prej 1.3 miliard dhe pajisje elektronike dhe shtëpiake me humbje prej 500 milionë dollarë”, tha Pekcan në një forum biznesi në Stamboll.

Ajo shtoi se për fat të keq, edhe pse pala britanike dhe Turqia dëshirojnë të nënshkruajnë një marrëveshje të tregtisë së lirë, Turqia nuk mund ta bëjë këtë për shkak të detyrimeve të saj ndërkombëtare të nënshkruara me BE.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb