Autoritetet e qytetit Ostrava, në Republikën Çeke, janë vënë në kërkim të një krokodili të zhdukur.

“Kërkimi për zvarranikun vazhdon”, tha sot një zëdhënëse e policisë.

“Kafsha 5-vjeçare është e shkathët dhe e aftë të ndjekë macet dhe qentë e vegjël”, shtoi ajo.

Krokodili xhuxh u arratis nga pronari i tij të shtunën, por ai e raportoi incidentin në polici vetëm disa ditë më vonë.

Ky lloj krokodili i përket specieve më të vogla të krokodilit, me origjinë nga Afrika Perëndimore.

Tani, pronari i kafshës së zhdukur po has probleme me autoritetet.

Ai e kishte regjistruar zvarranikun siç duhet, por në një qytet tjetër, Olomouc, gati 100 kilometra larg.

Jo shumë muaj më parë, në maj, zjarrfikësit që po shuanin zjarrin e rënë në një shtëpi në fshatin Klopina, u përballën me një krokodil Nili me gjatësi tre metra.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: