ITALI- Reçipetat aktivizojnë dedektorët e metalit dhe provimi nis me një orë vonesë. “Çfarë marke të brendshmesh mban veshur?”. Ka filluar kështu të martën në mëngjes në hotel Ergife, prova e 122-të e testimit për gazetarët profesionistë.

180 kandidatët, pasi kanë dorëzuar celularët dhe kompjuterët janë detyruar të kalojnë përmes detektorit të metaleve. Një procedurë e detyrueshme që ka krijuar jo pak probleme. Sistemi super teknologjik nuk i njeh kapëset metalike të një marke të njohur reçipetash që pjesa më e madhe e kandidateve mbanin veshur.

E ndërsa djemtë kalonin pa asnjë problem, alarmi fillonte të ndriçonte dhe binte pa pushim sapo kalonin aspirantet për gazetare. Mes sikletit të punonjësve të sigurisë që ishin vetëm burra, kandidateve nuk u mbetej gjë tjetër veçse të hiqnin të brendshmet pas një ndarëse dhe më pas të rikalonin nën masa të rrepta kontrolli. Kësaj radhe pa e bërë alarmin të binte.

Disa për të mos ngadalësuar radhën dhe për të fituar kohë, i zbërthenin reçipetat nën triko pa hyrë në ndarëse: “E bëjmë më parë kështu”, tha njëra prej tyre.

Në radhë për procedurat e sigurisë ishte edhe presidenti i Urdhrit të Gazetarëve, Enzo Iacopino, i cili u ka folur disa herë: “Iu kisha paralajmëruar, kjo markë nuk shkon. E dinim që do të kishte rënë alarmi”.

Problemi teknik kishte ndodhur edhe në të kaluarën dhe pikërisht për këtë ishte dhënë një njoftim me e-mail. Por jo të gjitha e dinin dhe kështu nuk kishin alternativë tjetër, veçse të hiqnin dorë përkohësisht nga të brendshmet.

Provimi ka filluar normalisht në orën 11:45 dhe ka përfunduar në 17:45…, me të gjitha rrobat e veshura.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb