Një banor në Long Island të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka zbuluar vendin ku Mbreti Ahmet Zogu I, thuhet se ka fshehur pasurinë e tij në rezidencën e quajtur Knollwood. Ky banor nuk kishte ide se kush ishte Ahmet Zogu, por pas hulumtimeve të shumta, ai e kuptoj se dikur ishte lider i Shqipërisë. Kurreshtja e tij për këtë vend, çoi atë në rrënojat e këtij pallati që u ndërtua në mes të viteve 1906–1920.

Rrugëtimin e tij, ai e ka publikuar në faqen scoutingny.com. “Unë kohët e fundit shpesh kam udhëtuar rreth zonës Syosset të Long Island. Shpesh kam shkuar në veri të kësaj pjese. Sa herë që unë kam kaluar në atë pjesë, kam vënë re këto porta – e vëreja qartë që është hyrja e ndonjë kulture të huaj. Por, ajo që më bëri përshtypje ishte, pse kishte një zinxhir para portës? Kurreshtja që pata, bëri që unë të afrohem e të shoh se çfarë ka brenda atyre portave: Duke hedhur vështrimin përtej portës, e pashë qartë se askush deri tani nuk ishte munduar të hynte. Rruga përtej portës ishte e çarë dhe ishte e mbuluar me drunjë dhe tokë të pashkelur. Dukej si një pyll. Gjithashtu, tek porta ju mund të shihni shenja të zbukurimeve që dikur ishin të vendosura aty. Cila ishte historia e kësaj rruge? Kam bërë disa hulumtime rreth kësaj porte dhe kësaj rruge që nuk shpinte askund. Ndërkohë, kam zbuluar se kjo rrugë e shkatërruar dikur ka sjellë vizitorë në këtë vend. Ajo çfarë unë gjeta gjatë hulumtimit, ishte se kjo zonë dikur quhej Knollwood. Ishte një rezidencë e ndërtuar gjatë epokës së artë – ishte shtëpi e manjatit të çelikut Charles Hudson, në mes të viteve 1906 – 1920. Rezidenca gjithsej ka pasur 60 dhoma dhe ishte e vendosur në një pronë prej 260 hektare. Këto fotografi janë realizuar në vitin 1911 për një revistë të asaj kohe të arkitekturës. Sidoqoftë, njerëzit i referoheshin kësaj prone si, pasuria e Mbretit Zogu. Kush ishte Mbreti Zog? Ahmet Muhtar Bej Zogolli, apo Zogu I, ishte sundimtari i Shqipërisë nga viti 1922 deri në vitin 1939. Pasi u rrëzua nga Musolini, Zogu dhe familja e tij kanë ikur në Angli. Sipas planeve, Knollwood u ble nga familja e tij e cila u zhvendos në Shtetet e Bashkuara, me një kosto prej 102,800 dollarë. Mbreti Zog, fillimisht këtë zonë e ka planifikuar për përdorimin e pasurive të tij në Shqipëri, por ai kurrë nuk u zhvendos në këtë shtëpi dhe Knollwood ra në një gjendje shumë të keqe. Vjedhje të shumta janë bërë këtu, pasi njerëzit kanë besuar se Mbreti Zog gjoja ka fshehur pasuri të mëdha në muret e kësaj shtëpie. Shtëpia është shitur në vitin 1955 dhe u shkatërrua tërësisht në vitin 1959. Tani është e shkatërruar, rrënojat e Knollwood janë në zonën Muttonwood. Unë kam vendosur t’i kërkoj ato rrënoja’, shkruan banori i Long Island, transmeton Gazeta Express.

Ai vijon rrëfimin më tej. “Zbulimi i kësaj pjese më mori kohë më shumë se sa që mendoja. Shtigjet e kësaj zone ishin vërtetë të vështira për shkak të rrënojave. Disa herë kam humbur brenda këtij pylli. Por, pasi largova rrënojat gjatë këtij shtegu, kam arritur të gjej rrugën që çon drejt asaj pasurie. Kjo është Knollwood e vitit 1911. Ky është Knollwood sot. Strukturat e mbetura, ishin vetëm shkallët e dyfishta. Dikur kjo rezidencë dukej kështu. Një mur i gjallë kishte mbuluar shkallët e këtij objekti. Shkallët takohen në një pjesë, ku unë mendoj se dikur kishte një burim. Më pëlqen se si fytyra e këtij burimi është nervoze. Pjesa e poshtme e burimit – duket se ka të shkrirë dyll të qiriut. Shkallët janë komplet të mbuluara me mbeturina. Jam munduar të gërmoj poshtë atyre mbeturinave, por nuk kam arritur të zbuloj asgjë, pasi nuk kisha me vete asnje lopatë.
Shkallët tjera ishin të mbuluara me mure të rrëzuara. Kam shkuar lart, aty ku rezidenca dikur kishte qenë. Por, kam gjetur vetëm drurë dhe rrënoja. Shihet një pastrim që çon në një rrugë, por vandalistët kanë bërë punë të mirë dhe kanë larguar të gjitha gjurmët për ekzistencën e rezidencës. Megjithatë, kurioziteti im vazhdoi. Në tokë pashë një linjë të bërë me gurë. Si duket kjo ishte linjë për kufizimin e pronës. Dikur, kjo linjë ishtë e bërë më tulla. Kjo linjë me tulla ende mund të shihet mbi këto mbeturina. Kjo është një nga zbukurimet e pakta të mbetura. Këtu shihet një shtyllë e hapur, ku besoj se lidhet me atë zbukurimin e mbetur. Sot, pamja nga ballkoni i kësaj residence nuk është mjaft e bukur. Por, nëse do kishit qëndruar këtu 100 vite më parë, ju do të kishit parë tri nivele të kopshteve, si në këtë foto të realizuar nga lart në vitin 1950. Fragmente të këtyre kopshteve ende mund të gjenden. Për shembull, një pellg i mermerit ishte i pozicionuar në qendër të kopshtit. Platforma e këtij pellgu është ende në vend (pellgu aktual u zhvendos në rezidencën Nassau House). Më tej, shihen edhe disa shkallë të tjera të kopshtit. Këto shkallë shihen edhe në foton e realizuar nga lart. Shkallët siç shihet çojnë në fillim të kopshtit. Shkallët, janë ende të pa shkatërruara.
Kjo është struktura lindore. Mjerisht, gjysma e saj është e shkatërruar. Duket se diçka ishte e vendosur në mes të kësaj platforme. Nëse shikojmë nga pjesa perëndimore e saj, duket në gjendje te keqe. Në të ka edhe shkrime me sprai. Ishte diçka që më befasoi. Në tokë shihet platoja dikur e ndërtuar, por tani është e mbuluar me mbeturina. Ndërkohë, e pashë edhe këtë ndërtim të njëjtë. Mendova me vete, se çka janë këto lloj ndërtime. Në tokë pashë një kufizim. Për çfarë ishte ky kufizim? Aty shihet edhe një vazo nga betoni, e mbuluar me shkurre. Kam gjetur një strukturë të ndërtimit, që besoj se ishte e fundit. Kjo ishte larg pronës së rezidencës. Dukej se ishtë e rrumbullakët, por nuk mund të vëreja asgje tjetër për shkak të rrënojave. Kjo pjesë, pashë që kishte edhe një ndertim nën tokë.
…Ky ndërtim nën tokë ishte mjaft i madh për nga sipërfaqja. Afër tij, pashë disa gurë, që të çonin diku, por nuk e mora vesh se ku. Doli se Knollwood ishte më shumë i fshehur se sa i shkatërruar. Në vitin 2001, disa persona kanë kaluar në këtë pjesë. Ata kanë parë dicka të ndriçueshme në tokë. Doli se ishte një pjesë e skeletit të njeriut. Gjithashtu u gjend një skelet që thuhet se ishte e një gruaje. Nëse dëshironi të shpenzoni kohën tuaj duke eksploruar, shikoni hartën e Muttontown Lane. Shkoni në parkun e kuajve, zona 106. Në pjesën e pasme të parkingut, dhe ju do të shihni portat e Knollwood… në teori, ka gjasa se mund ta humbisni rrugën, por nëse këmbëngulni ta shihni këtë vend, ju do të keni mundësinë të vizitoni rezidencën e Mbretit Zog I, shkruan scoutingny.com.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb