Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ndodhej sot në truallin e shkollës së shembur “Sami Frashëri” në Tiranë, ku shprehet se pas 10 ditësh pasi u bë inaugurimi për rindërtimin, nuk punon askush.

Tabaku përsëriti sërish katër pyetje publike për shembjen e shkollës, vlerën e lartë të rindërtimit të kësaj shkolle, për frmën që do ta ndërtojë.

“Shkolla Sami Frashëri është thjeshtë një shembull korrupsioni, babëzie, paaftësie dhe arrogance që Bashkia e Tiranës ofron çdo ditë për qytetarët e saj”,u shpreh ish-deputetja.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU
10 ditë mbasi shkolla Sami Frashëri është inauguruar punimi, nuk ka akoma asnjë lëvizje.

Kjo është fytyra e vërtetë e Rilindjes, kjo është fasada që u ka ofruar shqiptarëve për 7 vite dhe këtë vazhdon të ofroj edhe sot. Mbasi kemi javë që i bëjmë qeverisë dhe bashkisë disa pyetje, akoma nuk kemi asnjë përgjigje.

Pse shkolla Sami Frashëri u prish në mes të pandemisë në 24 prill pa pasur një projekt?

Pse shkolla Sami Frashëri kushton 4.5 milion euro, ndërkohë që shkollat e tjera të ngjashme, të cilat ndërtohen me fondet e BE-së kushtojnë 700 mijë euro?

Pse gënjeu Ahmetaj dhe Veliaj kur thanë që kjo shkollë do të ndërtohet me fondet e BE-së, ndërkohë që BE-ja konfirmon të kundërtën?

Kush janë firmat që fshihen pas ndërtimit të shkollës Sami Frashëri?

Për shumë shqiptarë, fasada e Rilindjes ka rënë. Tërmeti dhe pandemia e treguan situatën e vërtetë të shtetit, treguan se si këto punojnë, treguan që mbasi fiken kamerat çdo gjë ndalon dhe shkolla Sami Frashëri është thjesht një shembull tjetër që shtohet në perlat dhe në bëmat e Rilindjes.

Shkolla Sami Frashëri është thjeshtë një shembull korrupsioni, babëzie, paaftësie dhe arrogance që Bashkia e Tiranës ofron çdo ditë për qytetarët e saj. Dhe nuk kishte si të ishte ndryshe sepse fotokopja në krye të bashkisë do të bëjë të njëjtën gjë që bën edhe kryeministri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: