Pak orë vrau babain e tij me sepate, policia ka arrestuar Arjan Shahajn. Ky i fundit u kap në Levan, brenda një furgoni të linjës, ndërsa po udhëtonte drejt Fierit.

Gjatë ndalimit të mjetit nga policia, mësohet se 35-vjeçar i ka bërë rezistencë forcave të policisë, duke i kundërshtuar me dhunë.

Ngjarja ka ndodhur në pyllin e fshatit Shalës të Memaliajt, ku at e bir kishin dalë për të bërë dushk për bagëtitë. Por pas një sherri të çastit, i riu ka ndërmarrë aktin makabër, duke qëlluar me sëpatë mbi babain Iljas Shahaj. Po kështu mësohet se 35-vjeçari pak kohë më parë tentoi të vrasë një kushëri ndërsa në vitin 2003 ka tentuar të vrasë të ëmën.

Shahaj vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërkohë që merrte edhe mjekim për këtë sëmundje.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta, marrjes së informacionit dhe bashkëpunimit me DVP Fier, më Levan të Fierit, u bë e mundur kapja e autorit të vrasjes së shtetasit I. Sh., 77 vjeç, banues në fshatin Shalës, Memaliaj. Policia e Fierit pas marrjes së informacionit se autori i vrasjes, shtetasi Arjan Shaha, 35 vjeç, djali i viktimës, po lëvizte me një fugon në drejtim të Tiranës, ka ndërhyrë menjëhërë duke ndaluar mjetin dhe duke arrestuar autorin e vrasjes, i cili do të transportohet në Gjirokastër për veprime të mëtejshme.”, thuhet në komunikatën e policisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: