Drejtuesi i nismës “Thurje”, Endri Shabani, tha në emisionin “Real Story”, në News24, se Presidenti Ilir Meta nuk pyet për ndërkombëtarët dhe po tenton të delegjitimojë Reformën në Drejtësi.

Sipas tij, herët ose vonë do të ndryshimi edhe në Shqipëri, sa i takon goditjes së politikës nga Reforma në Drejtësi.

Lidhur me këtë, ai bëri një paralele me Rumaninë, ku tha se u godit njeriu më i fuqishëm politikisht, ekonomikisht dhe në lidhje me bandat kriminale.

“Meta ka një lojë tjetër, loja që nuk pyet për ndërkombëtarët. Ai tenton ta delegjitimojë reformën. Unë nuk besoj që këtu gjërat ndryshojnë brenda natës, por këtu ka ndryshim historike. Herët ose vonë do të vinte ndryshimi në Shqipëri, kjo është bërë në gjithë Ballkanin. Janë arrestuar kryeministra, në Rumani u kap njeriu më i fuqishëm politikisht, ekonomikisht, përfshirë dhe lidhjen me grupet kriminale. Për shumë arsye kjo do të vijë edhe te ne. Këta janë sistemi sot, nëse këta nuk bien, nuk do të ketë më besim, nuk do të ketë çlirim. Ky sistem zgjedhor, sistemi proporcional, duhet të prodhojë një Parlament pluralist. E prodhon në Shqipëri me qeverinë e Ramës, për manipulimin që është bërë. Po të kishim një sistem të pastër proporcional nuk do të ndodhte që një njeri të kontrollonte gjithë Parlamentin. Kjo dobëson çdo lloj reforme në drejtësi”, u shpreh Shabani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb