MOSKE 

Rusia është ndër shtetet që ka shënuar një numër në rritje të të infektuarve me koronavirus.

Shteti rus është në vendin e dytë në glob për nga numri i të infektuarve, pas Amerikës. Rusia ka regjistruar si të infektuar me Covid-19, deri tani 344 481 persona.

Ndërsa, janë infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në Rusi, 8599 individë. Numri i të vdekurve në 24 orët e fundit në këtë shtet ka shkuar në 153 njerëz.

Numri total i viktimave nga koronavirusi në Rusi ka shkuar në total 3541 njerëz, një shifër e vogël, duke marrë parasysh numrin e lartë të të infektuarve nga virusi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb