Rusia regjistroi një rritje të re në përhapjen e infeksioneve të koronavirusit (COVID-19) të dielën, pasi bilanci i të infektuarve tejkaloi shifrën 400 000.

Për herë të parë që nga 23 maji, rastet e reja shkuan në mbi 9 000, pasi 9 268 persona rezultuan pozitiv me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 405 843.

Vdekjet janë pak më nën mesataren e kësaj jave, por sërish vazhdojnë të jenë mbi 100 çdo ditë.

Që nga dita e djeshme, nga infeksioni jetën humbën 138 persona, duke e çuar numrin e vdekjeve në 4 693.

Numri i të shëruarve gjithashtu regjistroi nivelin më të ulët të javës, me 4 414 të dalë nga spitalet gjatë 24 orëve të fundit, krahasuar me 8 000 që raportoheshin çdo ditë që nga e hëna.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: