Në Senegal gjatë tre muajve të fundit janë regjistruar tetë raste me ethet e verdha.

Ministria e Shëndetësisë e Senegalit njoftoi se rastet u regjistruan në pjesë të ndryshme të vendit.

Në njoftimin theksohet se dy persona humbën jetën si pasojë e etheve të verdha.

Më tej theksohet se situata është vënë nën kontroll, por shtoi se bëhet fjalët për një sëmundje shumë ngjitëse.

Senegali në vitin 2007 filloi vaksinimin kundër etheve të verdha.

Ethet e verdha është një sëmundje akute virusale. Në shumicën e rasteve, simptomat përfshijnë ethe, humbje të oreksit, të përziera, dhimbje muskulore, veçanërisht në shpinë dhe dhimbje koke

Simptomat zakonisht humbin brenda pesë ditësh. Tek disa njerëz, pasi simptomat të qetësohen, ethet kthehen, shfaqen dhimbje barku dhe dëmtimi i mëlçisë fillon të shkaktojë lëkurë të verdhë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb