Flokët kaçurrele, gjoksin shpërthyes, këmbët e tonifikuara, Tina Kunakey nuk ka pasur kurrë turp ti tregojë. Por që kur është shtatzënë ajo është shndërruar në një dea të fertilitetit.

Tina nuk humb asnjëherë rastin për të treguar me krenari format e saj dhe barkun nudo shtatzënë, fryt i dashurisë me Vincent Cassel.

Por përse vallë Tina Kunakey ka vendosur të veshë një triko të gjerë dhe të rëndë për sfilatën e Parisit? Në rresht të parë për shown e mikeshës së saj Stella McCartney, Kunakey është shfaqur me një veshje të gjatë mëndafshi me të çara të këmbët dhe me një triko të gjatë që i fshihte plotësisht barkun shtatzënë.

Flokë të mbledhur, make-up delikat dhe çizmet fosforeshente kanë kompletuar look-un e saj, në këtë event pa bashkëshortin. Fansat dhe kureshtarët kanë mbetur pak të zhgënjyer me veshjen, por në faqen e saj Instagram Tina tregon lehtësisht barkun duke e filmuar nga të gjitha anët.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb