Përplasjet mes Turqisë dhe Greqisë nuk janë ndalur edhe pas paralajmërimeve të shpeshta nga SHBA apo BE.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është shprehur se kushdo që shkel kufijtë do të dënohet duke shtuar se ujërat greke janë të pathyeshme.

“Kufijtë tanë janë blu dhe jo gri. Në shek. XXI nuk ka vend për vizione perandorake dhe nuk ka vend për ngatërresa”, ka thënë kryeministri grek.

Ai i ka dërguar mesazhe Turqisë dhe presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan duke thënë se historia ka treguar se kushdo që shkel kufijtë dënohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb