TIRANË- Të tjera detaje zbulohen për arrestimin e hakerit shqiptar, pjesë e një rrjeti të madh hakerash të shpërndarë në të gjithë botën. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se 25-vjeçari Aldo Ymeraj, ishte pjesë e një forumi prej 36 hakerash që shisnin të dhëna të vjedhura të kartave të kreditit.

Ky rrjet iu ka shkaktuar një dëm prej 530 mln dollarësh konsumatorëve. Grupi i hakerave është krijuar në 2010 nga një ukrainas 34-vjeçar që blinte e shiste karta krediti, llogari bankare të vjedhura dhe sigurime shoqërore. Mësohet se tre pjesëtarë të këtij grupi ishin nga Kosova.

Sipas hetimeve ky forum kishte 11 mijë anëtarë që kishin vënë në shënjestër 43 milionë karta krediti karta dhe llogari bankare në gjithë botën.

Anëtarët nuk ishin takuar me njeri-tjetrin por kishin njohje virtuale në forum. Operacioni u zhvillua në Shqipëri, Francë, Britaninë e Madhe, Itali, Austri, Kosovë dhe Serbi, ku në total u arrestuan 13 persona, raporton “BalkanWeb”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: