Në Shënjestër
Bisedat Sky Ecc
17 Maj 2020
Elvis Dërvishi bisedon me Kristo Qiricin.
Sipas bisedës diskutohet për të kaluar një furgon me bimë narkotike nga Pika e Kalimit Kufitar Qafë Botë, ku Elvisi është me detyrë. Por ai ka merak dhe dyshon te një person me emrin Fadil (i dyshuar punonjës në këtë pikë kufitare), që e ka halë në sy atë furgon.
Më pas Elvisi i thotë Qiricit që t’i dërgoj targën e furgonit dhe emrin e shoferit dhe e pyet se sa kg do t’i fusë furgonit me qëllim që mos t’a tepronin.
Gjithashtu, Elvisi i thotë që t’i shikojë abonimin e telefonit pasi ditën e nesërme i mbaron.
Disa ditë më vonë Elvis Dërvishi bisedon sërish me Kristo Qiricin ku i bën me dije se me Fadilin duket se i kanë rregulluar punët.
Por Kristo është mirë të ketë kujdes dhe fillimisht furgonin ta kalojë bosh në skaner.
Biseda Sky Ecc
22 Maj 2020
Elvis Dërvishi bisedon me Kristo Qiricin dhe i tregon se kishte folur me atë, dyshohet se i referohet personit me emrin Fadil, i cili ishte dakord.
Biseda vazhdon duke e këshilluar që automjeti të kalojë një herë bosh.
Elvisi gjithashtu i kërkon Kristos që t’a lajmërojë dy ditë para.
Por Kristo Qirici është i gatshëm që për interesat e tij, jo vetëm t’i përdorë policët e korruptuar që tashmë i ka siguruar në xhepin e tij, por edhe t’i fusë në valle.
Duke u premtuar pazare interesante që duken joshëse për ta.
Siç është edhe oferta e mëposhtme, që ai i bën Erdit Hazizaj.
5 Shkurt 2021
Kristo Qirici bisedon me Erdit Hazizaj
Ai i tregon se kishte patur mosmarrëveshje për punën e çokollatës (i referohet lëndës narkotike), por e kishte rregulluar.
Dhe 20 kilogram i’a kishte vendosur Erdit Hazizaj.
Ku ky i fundit i dërgon një simbol (emoji), duke nënkuptuar falenderimin e tij.
Në vijim të bisedës, Kristo Qirici i tregon për një debat që kishte patur me personat të cilëve u kishte dhënë pagesën prej 405 000 euro ku dyshohet se i kishin nxjerrë mangët rreth 30 000 euro.
Pagesë që do kryhej për blerjen e lëndës narkotike.
Bisedat Sky Ecc
Erdit Hazizaj bisedon me Kristo Qiricin
Dole file?
Dola vëlla po s’të mora se po bëj fjalë me ata legenat që u dhashë dje lekët e blerjes se mi nxorrën mangët nja 30 mijë gjasme.
Një tjetër episod i trafikimit të lëndëve narkotike midis këtij grupi kriminal është edhe ai kultivimit të bimëve narkotike në zonën e Sarandës, në vendin e quajtur ‘Vodena’ në Kepin e Stillos në Sarandë apo në ambiente të mbyllura.
Ku të përfshirë dalin të jenë Shkëlzen Kraja, Ervis Alisinanaj, Erdit Hazizaj dhe Xhino Zebi.
Ku më 15 Qershor 2020, Erdit Hazizaj e njofton Kristo Qiricin që të ketë kujdes pasi ka marrë një informacion nga një person që i referohet si Drejtori i ‘SHIK’-ut që i kishte bërë me dije që në këtë periudhë do të kishte shërbime në zonën e tyre.
Bisedat Sky Ecc
Erdit Hazizaj bisedon me Kristo Qiricin
‘Ai drejtori i ‘Shik’-ut më shkruajti dhe më tha, thuaj çunave file, hapni sytë këto kohë, se është bërë plot me shërbime aty te ju’.
Një muaj pas kësaj bisede Erdit Hazizaj njofton Kristo Qiricin se duhet të mbyllë me patjetër pazaret me ata punonjësit e SHISH-it që i quan ‘të Shikut’, pasi nëse ata do të dërgonin informacion tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ku punonte edhe Erdit Hazizaj në atë kohë, këta të fundit menjëherë do të niseshin për verifikim.
Bisedat Sky Ecc
Erdit Hazizaj i shkruan Kristo Qiricit
‘O vëlla shkurt fare ata të ‘Shik’-ut aty, me ata duhet ta mbyllësh, se po erdhi këtu, ëhë.’ Një tjetër episod ku Erdit Hazizaj dhe Kristo Qirici bashkëpunojmë është edhe ai datës 29 Korrik 2020.
Ku ata flasin për trafikim të lëndëve narkotike kryesisht në zonën e Spanjës, ku transporti do të kryhej me automjet.
Biseda Sky Ecc
Erdit Hazizaj bisedon me Kristo Qiricin
‘Vëlla, ka nja dy që heqin bar, si në Itali dhe andej nga Finlanda.
U kam thënë që atë transportin e ke ti andej nga Spanja.
‘Po shumë mirë ça sasie, fol me ta vëlla, dhe thuaj gjys për gjys.
‘Endaxi, sa mban ajo makina. Minimuni të jetë 250 kg.
‘Jo 200 kile, duhen vëlla’. Të njëjtin kujdes si kolegu i tij tregon karshi punëve të organizatës kriminale edhe oficeri i policisë Ervis Alisinanaj.
(BalkanWeb)