Në emisionin në Shënjestër në News 24 janë publikuar pamjet, kur Safet Bajri largohet pas vrasjes së Fatbardh Licit në Shkodër.

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se këto janë pamjet, që SPAK i ka përdorur si prova, në procesin ndaj Safet Bajrit, Astmer Bilalit dhe Behar Bajrit. Këto janë provat kryesore ndaj 3 personave të dyshuar për vrasjen e Fatbardh Licit.

Prokuroria i ka identifikuar me personin 1 dhe 2 e janë identifikuar nga dhjetëra kamera sigurie, që pas kryerjes së krimit e deri kur është gjetur i djegur automjeti, i përdorur në vrasje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një makinë e bardhë është përdorur për vrasjen nga partnerja e Safet Bajrit, e cila është arrestuar për përkrahje të autorit të krimit dhe sigurimi i kushteve për të kryer vrasje.

Vrasja e Fatbardh Licit ndodhi në vitin 2018.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb