Pedagogu Lush Susaj foli mbi deklaratat e kryeministrit Rama i cili e ka quajtur kreun e Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi, ish shiks dhe pedagogët që protestojnë, pakicë.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Susaj tha se e njeh diskursin e kryeministrit që në vitin 1984 dhe se ka qenë i pranishëm në takime ku ai ka shantazhuar rektorët.

“E kam ndjekur 2 herë takimin e Ramës me rektorët kur i shantazhon, më ka ardhur keq për ta. Unë e  njoh diskursin e Kryeministrit që në ‘84. Nuk ka pse kërcënon askënd, duhet zgjidhur problemin e ti kthehemi mësimit. Në karaktere të dyzuara nuk duhet të rrijë askush, unë personalisht jam për bojkot total . Do i lutem institucioneve të jenë dinjitozë e të mos tentojnë shantazhin e të mos dëmtojnë askënd që proteston.

Nga foltorja në protestë nuk vjen askush sepse secili ka mendimet e veta politike. nëse ram kërkon që të shkoj në PS me 8 muaj hetuesi të hequra në lëkurën time, me 1 mijë vuajtje nuk e bëj dot se kam bindjet e mia. por në sindikatë nuk ka dallime politike e jo vetëm. Rama ka një problem, sheh origjinën veriore e mendon se jemi të PD.

S’ka punuar në SHIKU-n serb por në SHIK-un shqiptar, Atje djem e vajza shqiptare do punojnë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: