TIRANE

Pas vrasjes që tronditi Shkodrën pak ditë më parë, por duke marrë shkas edhe nga ngjarjet e tjera kriminale në këtë qytet, vjen një mesazh i fortë nga Myfti Muhamed Sytari.

“Sot kur Shkodra është zhytur nga një mjegullnaje e zymtë, kur era e krimit, e korrupsionit, vjedhja, shthurjes, përhapja e fajdeve, gënjeshtrave dhe pabesisë, tendencave përherë të denigrimit të rinisë, kanë për qëllim të bëjnë ligjin e t’i ndryshojnë identitetin këtij vendi, ne e kemi për borxh moral, fetar e kombëtar të kthehemi nga vlerat e besimit. Larg besimit dhe vlerave të tij, ky vend nuk ka të ardhme”, -u shpreh imam Muhamed Sytari.

Fjalimi i Myftiut të Shkodrës u bë gjatë 28-vjetorin e rihapjes se xhamisë së Plumbit në Shkodër dhe në ditën e inaugurimit të xhamisë tek ura e Bunës. Më tej imami u lut që kjo situatë të ndryshojë. Kujtojmë se mesazhe të tilla ka dhënë edhe komuniteti i krishterë. Dy ditë më parë në lagjen Rus të Shkodrës u vra Fatos Verracakut dhe u plagos shoku i tij Fatmir Mehaj, ndërkohë që autori u larguan nga vendi i ngjarjes me një motor që u gjet i djegur në një pjesë tjetër të qytetit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb