Kryeministri Edi Rama, në konferencën për media, në lidhje me përmbytjet në Shkodër, deklaroi se situata në këtë qytet, vite me parë ka qenë shumë më e keqe, duke thënë se madje kishte edhe shërbim taksi me varka.

Rama shtoi se edhe vendet perëndimore të zhvilluara përmbyten, por ajo që ka rëndësi është si reagon qeveria ndaj fenomenit.

“Se kur mbarojnë ngricat nuk e di. Krahasimi me 2010 është bërë, për shkak se në atë kohë ra shi. U bë hataja e zezë. Shkodra ishte një qytet kur për disa javë u bë shërbimi taksi me varka. Na bën shumë mirë kujtesa. Po ju kujton se jo çdo gjë e ka në dorë njeriu. Parisi është përmbytur dhe kërcënoi Luvrin.

Nuk e di a ju kujtohet përmbytja e madhe e Gjermanisë, nuk e di a ju kujtohet përmbytja në veriun e Italisë, në Xhenova, që e çoi llucën deri në gjysmën e kateve të para. Krahasimet vlejnë, ka një moment prsh në Vlorë futet nën ujë bulevardi, por më pas uji plargohet me shpejtësi të madh”, tha Rama.

Edi Rama theksoi se situata për përmbytjet ka ndryshuar 100 përqind, që kur socialistët erdhën në pushtet.

Momenti ka qenë i vështirë. Uji në dritë me diell në Shkodër ka qenë lart, ku ka skaf për të shkuar në banesë. Uji që qëndronte me javë ishte paaftësia e robit. Tek ujësjellës-kanalizimet janë bërë dëme shumë, me ndërtimet pa leje, kështu që jemi në situatë komplekse. Nuk jemi këtu për të thënë se ka akoma më shumë për të bërë.

Kemi ndërtuar në mënyrë strategjike, pa e bërë për fushatë elektorale. Fieri përmbytej lehtë, kurse Gjanica është magjistrali, që garanton të mos përmbytet qyteti, vetëm në rast të ndonjë apokalipsi. Ka problem me rrugën e Thethit, por nuk është kombëtare dhe duhet të hapë udhën bashkia. Sot mirëmbahen rrugët e Shqipërisë. Që kur socialistët morën qeverinë, situata ka ndryshuar 100 përqind”, vlerësoi Rama.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb