SHKODRA

Thomas Brdariç nuk do të jetë më trajner i  Vllaznisë së Shkodrës. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se gjermano-kroati është larguar nga ana e drejtuesve.

Kanë qenë këta të fundit që i kanë kërkuar largimin teknikut, ndërsa Vllaznia ka lënë pas suksesin e startit duke u përballur me disfata dhe humbje pikësh.

Tashmë vendi i parë i shkodranëve rrezikohet seriozisht, ndërkohë që shpresat janë tek trajneri i përkohshëm Elvis Plori.

Humbja e fundit ishte sot me Bylisin që mund të bëjë që Vllaznia të humbë edhe vendin e parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb