TURQI

Aktorja Alina Boz ka bërë së fundmi një rrëfim të sinqertë duke komunikuar me fansat e saj. Alina ka treguar se periudha e shkollës për të ka qenë e vështirë pasi shokët dhe shoqet e tallnin.

21-vjeçarja ishte më e gjatë se miqtë e saj dhe për këtë shkak në shkollë bënin shaka me të. “Si është moti atje lart Alina”, i thonin ata aktores.

“Ata talleshin me mua”, u shpreh Alina e cila është 1.74 centimetra e gjatë. “Për shkak të talljeve nga shokët e ndjeja veten shumë të gjatë. Mendoja se do zgjatesha deri në 1.80 centimetra, por nuk ndodhi”-tha Alina shkruan Who.

Aktorja Alina Boz njihet për rolin e “Azrës” në serialin “Mos ma lësho dorën” dhe “Hazallit” tek “Fate të kryqëzuara”. Të dyja këto seriale janë transmetuar edhe në Shqipëri në televizione të ndryshme dhe kanë patur shumë sukses.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb