Në leksionin me studentët e Kolegjit Universitat ‘Luarasi”, biznesmeni Samir Mane, krahas suksesit në sipërmarrjet e tij u ndal të komentojë ndau me to edhe vështirësitë e hasura në rrugën e gjatë e të vështirë të të bërit biznes.

“Raste dështimi kam pas disa, kanë qenë edhe morale, kemi humbur miliona euro. Të gjithë ju e dini që unë kam qenë aksioner i kompanisë Plus, i cili nisi në një treg shumë të vështirë dhe humbën milion eruo. Padyshim ky është një mësim, nga ai investim i gabuar ne nxorëm mësime dhe do mundohemi që në të ardhmen mos të bëjmë të tilla investime, të cilat kishin të bënin me madhësinë e tregut , konkurencën e madhe e plot elemente të tjera. Ky ishte një dështim, bëhet fjalë për dhjetëra miliona euro humbje, por ky është biznesi ka vështirësitë e veta.

Unë mendoj si edhe kolegu që bizneset tona janë një e mirë e përgjithshme, një pjesë të parave i cojmë në shtëpi, por pjesa tjetër shkon për investime, kështu që biznesi është një e mirë publike. Janë një aset. Në Shqipëri do kohë të dalim pak nga thashethemet e tregut për problematikat që i vishen një biznesmeni, po ky nuk është një problem shqiptar, është një problem botëror. Alanis Pen thotë në biografinë e vet që fitimi në vendet ish komuniste quhet ipamoralshëm dhe do të duhet aq kohë të bëhet i moralshëm sa ka dashur aq kohë të instalohet si i tillë. Ne ecim përpara me punët tona. Në një shoqëri demokratike ka njerëz që na pengojnë , na shohin ndryshe. Ne duam të kemi demokraci në ekonomi por duhet të pranojmë edhe demokracinë në fjalën e lirë. është 10 herë më e vështirë të jesh biznesmen’ – theksoi më tej biznesmeni Mane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb