Profesoresha e Komunikimit Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se në Shqipëri ka ende të rinj të motivuar.

Luarasi thekson se shumë nga të rinjtë duan të japin kontribut për vendin, duke thyer politik-bërjen pa moral.

“Protesta e studentëve u uzurpua nga forcat politike. LSI nuk ka qenë iniciatore e protestës studentore. Kryemadhi ka qenë në një farë mënyre e futur në qoshe në atë protestë. Në Shqipëri ka të rinj të motivuar, që duan të bëjnë ndryshime në këtë vend. Shumë të rinj janë angazhuar për të firmosur për kauza të rëndësishme.

Tepër të rinj janë model, edhe pse nuk paguhet, e kam provuar në praktikë. Ka qenë një numër shumë i vogël, gjithsesi. Në 2009, LSI bëri fushatë elektorale, duke sulmuar Berishën dhe sapo mori ftesë nga Sali Berisha, duke qenë në pushtet. Uroj që të rinjtë të mos veprojnë kështu, por të kenë konseguencë”, u shpreh Luarasi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb