Partia Demokratike ka publikuar videon nëpërmjet, së cilës tregon se kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha, bashkëpunojnë sëbashku.

Në reagimin e saj PD thekson se shqiptarët tashmë e kanë të qartë se në vend ka vetëm një opozitë dhe ajo është PD. Më tej thekson se në rast se zgjedhin Berishën është njësoj si të kenë zgjedhur kryeministrin Edi Rama.

“Kushdo me sy në ballë e mend në kokë e kupton tashmë se në Shqipëri ka vetëm një opozitë, që është PD.. Zgjidh Ramën dhe merr edhe Berishën. Zgjidh Berishën dhe merr Ramën”, shkruan PD bashkëngjitur videos së publikuar.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb