Italia dhe Shqipëria së bashku për të përcaktuar një paradigmë të re në shenjën e risisë teknologjike per edukimin profesional mjeko-shëndetësor. Consulcesi, pikë referimi për më shumë se 100mijë mjek, prezanton sot në Tiranë nismën e saj, në praninë e përfaqsuesve më të lartë institucional gjatë takimit me titull “E-learning & Blockchain”. Në takimin e moderuar nga gazetarja Doreada Mio, marrin pjesë ndër të tjerë, Kryeministri Edi Rama i cili e vlerësoi këtë event si moment historik për shëndetësinë shqiptare: vendosjen e sistemit të platformës “e-Learning” së kompanisë italiane “Consulcesi” për të gjithë profesionistët e fushës së shëndetësisë në Shqipëri duke thënë:

’Ka një gjë që nuk e tha askush dhe po e them unë se është gjëja që më ka pëlqyer më shumë nga kjo platformë që asnjë nuk i ikën dot kësaj platforme sepse nuk është një platformë tradicionale e edukimit në distancë, por është platformë block-chain që do të thotë që me këtë platformë merr fund sporti kombëtar i hileve në fushën e shëndetësisë, se në të gjithë fushat ne e kemi një sport goxha të zhvilluar, për të prezantuar letra dhe certifikata sikur i kemi kryer ato detyrime lidhur me edukimin në vazhdim, për një arsye shumë të thjeshtë, sepse me këtë platformë askush nuk mund t’i shmanget dot edukimit në vazhdim. Dhe gjithkush që i shmanget nuk merr dot kreditet’; Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila pergëzoi iniciativën e implementimit të  Blockchain dhe avantazhet për edukimin në vazhdim në Shqipëri: ‘Nuk do të lejojmë më vazhdimin e aktivitetit të mjekëve që nuk kalojnë nga edukimi i detyruar në vazhdim që është i sanksionuar në ligj. Koha e krediteve të marra me vërtetime fallso apo me lloj-lloj artikujsh edhe kontributesh pa lidhje mbaron me këtë sistem. Ky sistem iu jep mundësinë të gjithëve që realisht të shkojnë në një nivel tjetër, pasi ka dhe një komoditet absolut, është i aksesueshëm nga një laptop kudo ku ndodhesh mjafton të kesh qasje në internet. Është hapi i parë. Ne dëshirojmë që me “Consulcesi”-n të hedhim hapa të tjerë dhe jam i bindur katërcipërisht që shumë shpejt ne të mund të bëjmë dhe një bilanc të parë të rezultatit të të gjithë kësaj ndërhyrjeje historike në sistemin tonë të shëndetësisë’; Alberto Cutillo, Ambasadori i Republikës së Italisë në Shqipëri, profesor Helidon Nina, kryekirurg i repartit Onkologjik të QSUT, e il professor Xheladin Draçini, Dekan i Fakultetit të Mjekësisë të Univeristetit shtetëror të Tiranës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Consulcesi, leader në Edukimin në Distancë në itali, ka vendosur të revolucionojë përditësimin profesional të të gjithë personelit mjeko-shëndetësor nëpërmjet teknologjisë Blockchain, duke zgjedhur si referim pikërisht Shqipërinë, ku detyrimi ligjor për edukim ekziston që nga viti 2002. Qëllimi kryesor është ofrimi i një edukimi inovativ dhe interaktiv për t’ju përgjigjur nevojave të profesionistëve të shëndetësisë dhe për ti suportuar në profesionin e tyre nëpërmjet platformës Consulcesi Club. Garanton cilësinë e kurseve të ofruara, Sanità in-Formazione: ofrues i parë për Edukimin në Vazhdim në Mjekësi (ECM) për FAD në Itali.

«Jemi të lumtur– komentoi Simona Gori, CEO e Grupit Consulcesi – të inaugurojmë këtu në Tiranë një model të ri që tutelon në 360 gradë profesionin mjekësor ashtu si bëjmë edhe në Itali. Shqipëria përfaqson një benchmark, në nivel botëror, në edukimin në vazhdim të të gjithë profesionitëve në mjekësi. Modeli Consulcesi Club, falë membership-it ekskluziv, është treguar fitues dhe jemi të bindur se do të mund të eksportojmë me sukses këtë best practice që kemi ndërtuar prej vitesh».

Projekti Blockchain, i ilustruar nga folësit e pranishëm midis të cilëve edhe Marco Camisani Calzolari (ekspert digjiital dhe i dërguari i Striscia La Notizia) ka si synim kryesor çertifikimin e kompletimit të procesit të edukimit nëpërmjet teknologjisë publike Ethereum: nga fillimi i kursit tek certifikimi i kalimit të testit përfundimtar. Blockchain-i memorizon të dhënat në nyje rrjete të shpërndara në mënyrë të atillë për të garantuar sigurinë dhe pandryshueshmërinë e të dhënave. Plaforma FAD është e strukturuar në mënyrë për të thjeshtësuar aksesin e kurseve ngado dhe në cdo moment, nëpërmjet cdo pajisjeje, pavarësisht nga niveli i njohurive informatike. –  Kursim kohe, komoditet në përdorim, kurse me një nivel shumë të lartë nën kujdesin e profesorëve me famë ndërkombëtare, mundësi per tu ndejkur në cdo hap me teknologjinë Blockchain: këto janë avantazhet ekskluzive të edukimit në distanë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Duke u bashkuar me Consulcesi Club profesionistët e shëndetësisë shqiptare do të kenë gjithshtu një sërë avantazhesh ekskluzive si përditësimi profesional nëpërmjet Ëorld Scientific Press, një përmbledhje artikujsh shkencor e bazuar mbi të dhënat Pubmed, dhe një asistencë ligjore falas në fushën profesionale dhe personale, me shërbimin Avokati im. Ëorld Scientific Press siguron përditësimin mbi të rejat në fushën mjeko-shëndetësore duke siguruar mundësinë për të kryer kërkime të menjëhershme duke u nisur nga fusha e specializimit me më shumë se 60 profile specializimi, dhe me Consulcesi Club do të jetë e mundur ta keni nëpërmjet e-mail-it. Privilegji ekskluziv i shërbimit Avokati im, është menduar për tu ardhur në ndihme problematikave jo vetëm të botës profesionale mjekësore, por edhe për jetën e tyre të përditshme.

Falë Consulcesi Club, do të jetë e mundur të kesh në cdo moment dhe për cdo nevojë një asistencë ligjore falas dhe për një kohë të pa përcaktuar nëpërmjet një kërkese me e-mail në adresën [email protected] ose duke telefonuar në numrin përkatës 355 44 53 1510 apo duke vizituar faqet tona ne rrjetet sociale: consulcesiclub.albania dhe faqen consulcesiev.al

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb