Fakulteti i Shkencave Mjekësore në Universitetin Luarasi është opsioni më i mirë sot për sot në treg për arsimimin e të gjithë maturantëve që duan të studiojnë në një prej degëve që ofron.

Dekani i këtij fakulteti Petrit Bara tregoi dhe arsyet pse Luarasi duhet të jetë zgjedhja e maturantëve shqiptarë duke theksuar se po bëhet përgatitja për futjen në shtator të dixhitalizimit të infermieristikës.

Sipas tij, kjo është një risi dhe një arritje bashkëkohore që lehtëson studentët.

“Ne si rektorat dhe si fakultet për vitin e dytë të fakultetit të Shkencave Mjekësore ashtu si dhe për vitet e tjera të fakulteteve të tjera të Universitetit Lurasi çdo vit nxjerrim detyra. Këtë vit po luftojmë që të fusim dixhitalizimin e infermieristikës, që të referohen leksione të përgatitura që i kemi marrë nga një bashkëpunim me Amerikën dhe Gjermaninë. Do të jepen në dërrasë elektronike dhe në anglisht. Ne po testojmë dhe po marrim pedagogët dhe po hapim medical school që do të kemi këmbime të plota. Kjo është një risi shumë e madhe, materialet kanë ardhur dhe janë bërë provat përkatëse, besoj se do fillojë në shtator. Kjo është një arritje bashkëkohore, lehtësi për studentët. Leksionet do të jenë të gatshme dhe në gjuhën angleze dhe kështu do i referojnë pedagogët tanë.
Kjo e çon shumë përpara. Dega e stomatologjisë e cila vitin e parë ka vetëm laboratorë kimike dhe biokimike, kemi porositur manekinët, poltronët që viti i dytë i përdor shumë pak, por do jenë pjesë e imazhit të fakultetit. Po negociojmë me një nga kompanitë më të mirë, që pajisjet të jenë më të mirat. Ata dinë se çfarë dhe ku do të venë. Edhe elektronika e dixhitalizimit, në programet mësimore, në regjistrimin e studentëve, pedagogëve. Studentët i marrin rezultatet në mënyrë elektronike, oraret, janë një hap përpara që i lehtëson. Ne kemi kaluar në një godinë tjetër, te rruga e Elbasanit, ku është kampusi universitar, kushtet më të mira, salla kompjuterike të mëdha. Ky rifreskim dhe ndryshim për vitin e dytë do jetë shumë pozitiv dhe grupet që do vijnë do jenë akoma më mirë”, tha Bara.

Profesor Sokol Paparisto tregoi se është përgatitur programi për vitin e ri universitar. “Është shumë i rëndësishëm dixhitalizimi i mësimdhënies. Kemi bërë një program që këtë vit do fillojë, qysh në dhënien e leksioneve ashtu dhe me seminaret. Kjo do lehtësojë punën për përvetësimin e dijes te studentët. Plus praktikat mësimore”, tha Paparisto.

Lidhur me punësimin e studentëve që dalin nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore në Luarasi, dekani Bara tha se që tani studentët janë kërkuar nga qendrat shëndetësore, Poliklinikat dhe spitalet.

“Në të gjitha lagjet e Tiranës, ku kanë bërë praktikat, të gjithë i kanë marrë me dëshirë dhe infermieret janë të prenotuara që tani për të filluar punë atje. Po kështu të farmaceutikës, mund të gjejnë vende pune. Ne i njohim me grupe të sigurta dhe të nivelit bashkëkohor që iu krijojnë kushte për t’u punësuar. Iu bëjmë thirrje maturantëve që të vijnë në Luarasi dhe të plotësojnë ëndrrën e tyre. Me kualifikime brenda dhe jashtë vendit dhe me vende pune të sigurta. Studentët e fakultetit tonë kur shkojnë jashtë janë të gjithë të vlerësuar. Këtë e tregojnë dhe rezultatet e studentëve tanë”, tha Bara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb