Një nga aktoret e njohura të skenës shqiptare ka ardhur në një rrëfim ndryshe.

Niada Saliasi u përball edhe më një pyetësor të dedikuar në programin “Një kat më lart” të Ermal Peçit.

Në mesin e disa pyetjeve se çfarë do të bëntë ajo për një rol, ajo iu përgjigj pyetjes “A do të pranoje të luaje një skene homoseksuale për të fituar një rol të ri?”

Pa u menduar dy herë, Niada tha se nëse personazhi që do të luantë do të kishte dramë në historinë e saj, do ta realizonte. Po sikur partnerja të ishte Klea Huta, një kolege e saj?

Me të qeshura dhe tejet komode në program, Niada përgjigjet: “Nuk e di në do pranonte Klea”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: