Dy ikonat e Real Madrid, Toni Kroos dhe Luka Modric, janë në përfundim të kontratës, ndërsa e ardhmja e tyre është e gjitha për tu përcaktuar.

Sipas mediave spanjolle, përfaqësuesit e dy lojtarëve do të takohen me drejtuesit e klubit për të diskutuar mundësinë për rinovimin e kontratës e cila i përfundon në fund të këtij sezoni.

Kroos Modric
Kroos Modric

Në lidhje me Luka Modric, zërat flasin se kroati pritet të largohet në fund të këtij sezoni, pasi oferta e ardhur nga Al Nassr po e josh gjithnjë e më shumë.

Diskutimi është pak më ndryshe për mesfushorin gjerman i cili fillimisht dëshiron të dëgjojë ofertën e Real Madrid për të vendosur më pas për të ardhmen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb